Lidhje

Ekspozita “Magjia e festave” në Kopështin Botanik në Uashingon


“Holiday Magic” është titulli i ekspozitës së këtij viti të Kopështit Botanik në Washington. Ndërsa trenat vrapojnë papushim, magjia e letërsisë për fëmijë është e pranishme përmes personazheve kudo nëpër kopësht, duke mrekulluar fëmijë e të rritur.

Gëzimin e festave e dallon qartë tek fytyrat e fëmijëve. Në ekspozitën e përvitshme të Kopështit Botanik të Washingtonit sheh shumë fytyra të lumtura. Ngjyrat e ndezura, objektet magjike, si kjo fabrikë e ariut Tedi dhe trenat e vegjël, fitojnë vëmendjen e plotë të fëmijëve dhe të të rriturve. Por prapa skenës qëndron Jack Frost, i cili ka për detyrë t’i mbajë të gjithë trenat në lëvizje.

"Prej këtu ne kontrollojmë 4 nga trenat. Ky këtu është transformatori i madh për trenin e pasagjerëve".

Ai thotë se gjithshka, përfshi shpejtësinë dhe dritat, mund të kontrollohet prej këtej, me përjashtim të sirenës së trenit. Tek shinat ka magnete të vegjël, të cilët kur treni ecën mbi to, bie sirena.

Xhek Frostit i kanë përlqyer trenat në miniaturë që kur ishte fëmijë. Ai ka një koleksion të madh në shtëpi. Gjatë festave, ai sigurohet që të gjithë trenat në Kopështin Botanik të jenë në lëvizje. Frost thotë se puan e tij shpërblehet kur sheh se si mrekullohen fëmijët nga trenat dhe nga personazhet e përrallave dhe fabulave për të vegjëlit.

Pranë ekspozitës së trenave, në oborrin e kopështit, janë ekspozuar modele në minaturë të monumenteve kryesore të Washingtonit, si Kapitoli, Memoriali i Xhefersonit dhe Kështjella e Smithsonianit. Drejtoresha e Kopështit Botanik Holly Shimizhu thotë se ato janë unike.

Të gjitha monumentet janë krijuar nga bimët, si misri, gjethet e rrushit, hardhitë, apo boçet e pishave. Nuk sheh në asnjë vend tjetër objekte prej bimësh. Këtë vit, artisti Paul Basi i bëri disa ndryshime koleksionit të ndërtesave, sidomos Shtëpisë së Bardhë.

"Ky është kopështi i ri i perimeve, të cilin ne krenohemi kur ja tregojmë vizitorëve dhe ja lisharsja e vendousr nga çifti Obama për vajzat".

Çdo ditë këtu ka mijëra vizitorë, prandaj kjo është koha më e ngarkuar për Kopështin Botanik. Bukuria dhe gjallëria e ekspozitës së përvitshme e ka shndërruar atë në një tjetër monument të Washingtonit. //iç//

XS
SM
MD
LG