Lidhje

Greqia me një deficit buxhetor prej 440 miliardë dollarësh


Një tjetër agjenci e ka ulur vlerësimin për borxhin e qeverisë greke. Agjencia “Moody’s Investor Services” e bëri këtë vlerësim sot dhe shprehu shqetësim lidhur me deficitin e madh të Greqisë.

Agjencia tha se përpjekjet e Athinës për shkurtimin e kostos dhe rritjen e të ardhurave mund të mos jenë të mjaftueshme. Vlerësimi për ekonominë greke nuk ishte dhe aq i keq sa pritej, gjë që rriti çmimet e disa aksioneve.

Greqia është duke u përpjekur për ta luftuar borxhin qeveritar prej rreth 440 miliardë dollarësh. Përcaktimi i Greqisë si një vend me rrezikshmëri më të lartë për investitorët, do të thotë se huadhënisit do t’i ngrenë nivelet e interesit.

Kjo do t’i rrisë më tej kostot për një vend që tashmë po përjeton krizën më të madhe financiare në disa dekada. //iç//

XS
SM
MD
LG