Lidhje

Shqipëria i akordon 400 mijë euro komunës serbe të Graçanicës


Në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të akordojë një fond prej 400 mijë eurosh për komunën serbe të Graçanicës në Kosovë.

Deklarata e kryeministrit Berisha u bë në përfundim të takimit me një delegacion të përfaqësuesve politik të komunitetit serb në Kosovë, i kryesuar nga Sllobodan Petrovic.

Kryeministri saktësoi se komuna e Graçanicës do të përcaktojë projektet që do të financcohen nga ky fond modest. Nga ana e tij zoti Petrovic, i cili është kryetar i partisë liberale të serbëve të Kosovës dhe anëtar i krysisë së parlamentit të Kosovës, theksoi se me këtë gjest Shqipëria bëhet një shembull i mirë edhe për vendet e rajonit. Ai e vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite në Tiranë, e cila nga kryeministri shqiptar u cilësua si historike.

Zoti Berisha u shpreh më tej për thellimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit dhe vullnetin për hapjen e një kapitulli të ri në këto marrëdhënie. Ai njoftoi se ndërkohë për punohej për të përgatitur edhe një vizitë në Tiranë të presidentit serb Boris Tadiç. //iç//

XS
SM
MD
LG