Lidhje

Çarls Dikens dhe  “Një këngë gazmore për Krishtlindje”


Çarls Dikens është autor i historisë më të njohur të Krishtlindjeve të mesit të shekullit të 19-të, “Një këngë gazmore për Krishtlindje”. Mbi 150 vjet më vonë ende prania e Dikensit shihet në mbarë Londrën.

Në qendër të Londrës po krijohet një skenë e periudhës së Dikensit, ndërsa kryeqyteti britanik është përfshirë nga atmosfera e Krishtlindjeve.

Muzeu i Çarls Dikensit në Londër ka zbukuruar për festat ambjentet e shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari i madh, ku shumica e pajisjeve shtëpiake janë të kohës së tij dhe ku sot atje jeton stërmbesa e shkrimtarit, Lucinda Dickens Hawksley.Ajo thotë se në mbarë Londrën ende mund të gjesh një numër të madh lidhjesh me Dikensin.

"Është me të vërtetë fantastike që shumicën e objekteve në shkrimet e Dikensit i kemi ende sot. Rajoni Clerkenwell ka disa ndërtesa vërtet të bukura dhe të vjetra dhe Dikensi shkroi për këtë zonë në shumë prej librave të tij".

Edhe në bare e pabe të kësaj zone, gjithashtu gjeje shumë materiale, ndërsa Charls Dickens ishte në kërkim të personazheve interesante.

"Atij i pëlqente shumë shoqëria dhe pab-et ishin gjithmonë pjesë e jetës londineze, pra kur Dikens ishte në Londër, pabet e vjetra dhe të bukura si ky këtu, duhej të kenë tërhequr një klientelë të jashtëzakonshme",

... Dhe Dikensit i pëlqente pa masë të shëtiste nëpër Londër.

"Kur nuk shkruante dot, kur nuk flinte dot, ai dilte shëtitje; ai ecte për milje të tëra gjatë natës dhe kjo e çlironte; në këtë mënyrë atij i vinin ndër mend ide të shumta, dhe pikërisht kjo është arsyeja përse në librat e tij kudo gjen Londrën".

Në mbarë qendrën e Londrës këtë vit gjen kujtime të Dikensit; një prej tyre edhe varianti kinematografik i histories së tij klasike “Një këngë e gëzuar për Krishtlindje”. Kur u dha premiera e filmit, aktorët reflektuan për aktorin dhe për punën e tij.

"Kur mëson të lexosh, fillon me klasikët dhe një nga autorët e parë që lexon patjetër që është Dikensi"./

"Unë mendoj se ky është një tregim shumë i bukur, një nga më të preferuarit për lexuesit".

"Natyrisht, ky tregim ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë shoqërinë; atë mund ta gjesh në AND-në tonë. Ai na frymëzon në brendësi të shpirtit, për t’u bërë njerëz më të mire dhe për të kuptuar se dashuria të bën të pasur".

Trashëgimia e Charles Dickensit është më tepër se një shekullore, por veçanërisht këtë vit ajo është në zemër të festimeve të Krishtlindjes në Londër. //iç//


XS
SM
MD
LG