Lidhje

Shpëtimi i sistemit financiar, arritja kryesore e Pres. Obama në 2009


Presidenti Obama tha në një intervistë me gazetën “The Washington Post” se parandalimi i shkatërrimit të sistemit financiar, ishte arritja kryesore e vitit të parë të administratës së tij.

Në artikullin e botuar sot, zoti Obama tha se shumë nga premtimet që ka bërë i ka mbajtur, duke thënë se kur ato të përmbushen, vendi do të ketë realizuar një ndryshim thelbësor në kujdesin shëndetësor, energji, arsim dhe në sistemin e rregullimit financiar.

Zoti Obama tha se ishte shumë entuziast për arritjet në reformën e kujdesit shëndetësor, një nga përparësitë e tij kryesore të politikës së brenshme. Senati voton nesër për projekt-ligjin historik. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi variantin e saj të reformës muajin e kaluar.

Presidenti përmendi edhe arritje të tjera për vitin e parë, përfshirë garantimin e barazisë së rrogave, zgjerimin e kategorive për krimet e urrejtjes dhe garantimin e sigurimeve shëndetësore për 4 milionë fëmijë të tjerë. //iç//

XS
SM
MD
LG