Lidhje

Në Kosovë vazhdojnë debatet për rivotimet në disa komuna


Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të diskutojë hollësitë rreth votimeve që do të përsëriten në disa komuna të vendit ku ka pasur parregullsi në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Analistët thonë se vendi është në një situatë të ndërlikuar dhe zhvillimet rreth zgjedhjeve kanë lëkundur koalicionin qeverisës. Sipas tyre viti që po vjen duhet të jetë periudhë e zgjedhjeve të reja parlamentare. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG