Lidhje

Në shumicën e vendeve të Azisë shtohet pirateria e softverëve


Megjithë disa fitore në luftën kundër piraterisë së autorësisë në shumë vende, vjedhjet e pronësisë intelektuale mbeten një problem i dukshëm në Azi. Të ndjekim në vazhdim një vështrim të këtyre problemeve në vende si Vietnami, Tajlanda, Filipinet dhe Hong Kongu.

Si në shumë qytete të Azisë, filmat, muzika dhe softverët e vjedhur shiten hapur në qytetin Ho Shi Min të Vietnamit.

"Nuk është origjinal, është kopje!".


Një studim tregon se në Vietnam 85 përqind e softverëve janë ilegalë. Pronari i këtij dyqani shet kopje të paliçensuara të filmave dhe muzikës në një rrugë të mbushur me dyqane CD-sh dhe DVD-sh të vjedhura.

"Unë i ekspozoj DVD-të këtu vetëm kur dikush pyet për to dhe atëhere ua tregoj".

Shitësit në këtë qendër tregtare në Tajlandë përdorin të njejtat taktika për të fshehur mallrat e kopjuara nga kontrollet e forcave të rendit.

"Tani për tani ata kanë në makiant apo mikrobuzet e tyre pajisje të teknologjisë së lartë për të fallsifikuar CD-të dhe DVD-të".

Darani Vachanavuttivong, avokate e të drejtës së pronës intelektuale, thotë se fallsifikimi i CD-ve dhe DVD-ve është një biznes miliona dollarësh në Tajlandë.

"Ne do të donim të kishim forca eficiente të rendit për t'u marrë me mallrat e fallsifikuara dhe piraterinë e softverëve në Tajlandë".

Në Hong Kong, organet e rendit kanë vepruar me efikasitet për të ulur nivelin e piraterisë.

"Pesë vjet më parë ne e shikonim piraterinë në shitjen nëpër tezgat e rrugëve të disqeve optike. Atëhere ishte një veprimtari e dukëshme".

Belinda Lui kryeson zyrën e Hong Kongut të Aleancës së Biznesit të Softverëve, një partneritet komanish ndërnacionale që ndihmon në luftën kundër piraterisë.

"Tani ne jemi përqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me veprimtaritë pas piraterisë së mallrave. Pra me përdorimin e softverëve të paliçensuar në mjediset e biznesit".

BSA thotë se në 2008 pirateria u pakësua në Hong Kong dhe në më shumë se 50 vende të tjera nëpër botë, përfshirë Brazilin dhe Indinë. Megjithatë, ajo është shtuar në shkallë botërore dhe veçanërisht në vendet e Azisë si rezultat i rritjes ekonomike që ka sjellë me vete shtimin e shitjes së kompjuterve dhe përdorimit të Internetit.

Ky person në Filipine e ndërpreu piraterinë që i sillte 4,000 dollarë në muaj, pasi autoritetet paralajmëruan se dyqanet e kompjuterve do të gjobiteshin rëndë nëse shisnin softverë ilegalë.

"Dyqanet e kompjuterve që shisnin softverë dhe lodra të vjedhura ishin klientët që blenin tek ne. Pasi Bordi i Medias Optike të Filipineve dhe Aleanca e Biznesit të Softverit vunë paralajmërime në dyqanet e tyre, ata ndërprenë shitjen e softverëve të vjedhur si edhe blerjet nga ne".

Qeveritë në vendet e Azisë kanë shënuar një farë avantazhi në luftën kundër piraterisë së pronës intelektuale . Por me zgjerimin e përdorimit të kompjuterve dhe hedhjes në treg të më shumë softverëve të lirë, ekspertët e industrisë thonë se pirateria do të vazhdojë t'u marrë krijuesve të softverëve miliarda dollarë nga shitjet dhe qeverive miliona dollarë të ardhura nga taksat. //iç//

XS
SM
MD
LG