Lidhje

Papa Benedikti jep bekimin e tij tradicional të Krishtlindjes


Papa Benedikti dha bekimin e tij tradicional të Krishtlindjes para dhjetra mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, vetëm pak orë pasi një grua e rëzoi atë përtokë gjatë një meshe Krishtlidhjesh.

Duke uruar në disa gjuhë sot në mëngjes, Papa shprehu keqardhjen për krizën ekonomike botërore, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe trazirat politike në Madegaskar, Niger dhe Guine.

Por ai tha se të krishterët nëpër botë, përfshirë "një grup të vogël besimtarësh" në Irak që punojnë me "këmbëngulje dhe bujari" për "paqe dhe bashkëekzistencë".

Një zëdhënës i Vatikanit tha se gruaja që e shtyu atë mbrëmë, një italiane-zvicerane 25 vjeçare, ishte psikologjikisht e shqetësuar dhe u dërgua në spital.

Zëdhënësi tha se gruaja nuk ishte e armatosur.

Papa nuk u lëndua në incidentin e djeshëm, por kardinali 87-vjeçar francez Rozhe Eçegarai u rëzua dhe u largua nga kisha me këmbë të thyer. //iç//


XS
SM
MD
LG