Lidhje

Kinë: Nis punën treni me shpejtësi mesatare 350 km në orë


Në Kinë u vu në funksionim linja më e shpejtë hekurudhore e globit.

Shërbim i ri me trena super të shpejtë mes qyteteve Guangzhou dhe Wuhan u inagurua sot.

Trenat e kësaj linje të re do të kenë një shpejtësi mesatare prej 350 kilometrash në orë, duke u dhënë mundësi pasagjerëve ta përshkojnë për gati tre orë distancën prej më shumë se një mijë kilometrash mes dy qyteteve.

Trenat e mëparshëm e bënin atë për 10 orë. Autoritetet kineze thanë se treni i ri mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 394 kilometrash në orë duke u bërë kështu më i shpejti në botë. //mm//

XS
SM
MD
LG