Lidhje

Azi: Përkujtohen viktimat e cunamit të vitit 2004


Njerëzit në mbarë Azinë kujtuan pesë vjetorin e tërmetit shkatërrues dhe cunamit të vitit 2004
që vrau 230 mijë në 12 vende.

Cunami i 26 dhjetorit shkatërroi komunitete të tëra dhe përmbysi çdo gjë në rrugën e tij. Shërbesa fetare u mbajtën në xhamitë në mbarë rajonin.

Cunami u shkaktua nga një tërmet me një magnitudë 9 ballësh që goditi bregdetin e ishullit Sumatra në Indonezi.

Shtatë orë më pas, dallgët në oqeanin Indian shkatërruan zonat bregdetare deri në Afrikën Lindore. //mm//


XS
SM
MD
LG