Lidhje

Iran: Përleshje mes policisë dhe pjesmarrësve në një festim fetar


Burimet nga opozita në Iran thanë se forcat qeveritare u përleshën me demonstruesit që u mblodhën në Teheran gjatë një feste të myslimanëve shiit.

Dëshmitarët thanë se demonstruesit u rrahën dhe arrestuan dhe se policia theu xhamat e makinave.

Një faqe elektronike e reformistëve njofton se në përpjekje për t'i shpëtuar policisë, qindra protestues shkuan në qytet me autobuzë duke hedhur parrulla antiqeveritare.

Njoftimet vijnë një ditë pasi një klerik iranian konservator paralajmëroi aktivistët antiqeveritar të mos përdorin festën e Ashures për të nxitur demonstrata. //mm//


XS
SM
MD
LG