Lidhje

Aktori Çarli Shin burgoset për dhunë në familje


Aktori amerikan Charlie Sheen e kaloi pjesën më të madhe të Krishtlindjeve në burg.

Ai u arrestua në Aspen të Colorados, nën akuzat për dhunë në familje. Autoritetet thanë se 44 vjeçari u arrestua të premten pas një telefonate që mori policia nga një shtëpi në një qendër skish.

Një ambulancë u dërgua në shtëpi por akush nuk u dërgua në spital. Sheen, stari i serialit komik televiziv "Two and a Half Men", u lirua me kusht pasi pagoi 8,500 dollarë.

Policia nuk ka bërë të dikur se kush është personi që e akuzoi aktorin pasi është praktikë e policisë që të mos bëjë identifikimin e viktimave të mundshme.

Sheen është djali i aktorit Martin Sheen dhe vëlla i aktorit dhe regjisorit Emilio Estevez. Sheen, ka luajtur edhe në filmat "Platoon" e "Wall Street" si dhe në serialet "Major League" dhe "Hot Shots!" //mm//

XS
SM
MD
LG