Lidhje

Kina ekzekuton një shtetas britanik për kontrabandë droge


Britania tha se Kina ka ekzekutuar një shtetas britanik i shpallur fajtor për kontrabandë droge. Qeveria britanike e bëri deklaratën sot, duke dënuar ekzekutimin e e 53-vjeçarit Akmal Shaikh.

Para ekzekutimit, Kina nuk përfilli kërkesat e qeverisë britanike dhe të familjarëve të akuzuarit, të cilët kishin thënë se personi kishte probleme psiqike dhe ishte mashtruar nga të tjerë.

Shaikh është shtetasi i parë i një vendi europian që ekzekutohet nga Kina në pothuajse gjysmë shekulli.

Dënimi me vdekje u zbatua menjëherë pasi Gjykata Supreme e Kinës vendosi që ekzekutimi të vihej në jetë sipas planit, megjithë thirrjet për mëshirë nga Britania.

Agjencia e lajmeve Shinhua citonte Gjykatën Supreme, sipas së cilës nuk kishte prova të mjaftueshme që të tregonin se Akmal Shaikh vuante nga probleme mendore.

Vitin e kaluar Shaikh u shpall fajtor se ishte përpjekur të fuste kontrabandë 4 kilogram kokainë me valixhe në qytetin Urumçi të Kinës perëndimore.

XS
SM
MD
LG