Lidhje

Gjenerali Petreas: Përpjekja për aktin terrorist i ka rrënjët në Jemen


Kreu i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane Gjenerali David Petreas, tha në një konferencë shtypi sot në Bagdad, se terroristët me bazë në Jemen ndihmuan në planifikimin e sulmit që dështoi Ditën e Krishlindjeve, për hedhjen në erë të avionit me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Gjenerali Petreas tha se SHBA dhe Jemeni kanë shkëmbyer infromacione lidhur me Al Kaidën në vend, përfshi edhe aktivitetin lidhur me organizimin e sulmit të dështuar ndaj avionit.

Komandanti Petreas tha se Jemeni ka kryer operacione shumë të rëndësishme kundër Al Kaidës, disa prej të cilave kanë parandaluar një numër sulmesh vetëvrasëse me bombë.

Gjenerali Petreas tha se SHBA po e ndihmojnë Jemenin, po se edhe vendet fqinje i kanë dhënë atij vendi një ndihmë të rëndësishme.

Në fillim të javës, një grup i njohur si Al Kaida në gadishullin e Arabisë mori përgjegjësinë për organizimin e tentativës për shpërthimin e avionit që u nis nga Amsterdami drejt Detroitit, duke thënë se ai ishte si hakmarrje për operacionet amerikane kundër militantëve të Al Kaidës në Jemen. //mm//

XS
SM
MD
LG