Lidhje

Shtypi: Sulmet vetvrasëse goditën një njësi të rëndësishme të CIA-s


Sipas njoftimeve të lajmeve, sulmi vetëvrasës i kësaj jave në një bazë në Afganistanin Lindor goditi në zemrën e operacioneve të fshehta të Amerikës në rajon.

Ish- oficerë të zbulimit që ishin informuar për incidentit i folën mediave kryesore amerikane me kusht që të mos identifikoheshin.

Ata thanë se baza në provincën Kost kishte detyrën të mblidhte informacion zbulimi përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit dhe të mbikqyrte përpjekjet për të vrarë udhëheqës të lartë militantë shpesh duke përdour avionë pa pilotë.

Oficerët e zbulimit thanë gjithashtu se dukej se autori i sulmit, një burrë me një uniformë të ushtrisë afgane po merrej në konsideratë si informant dhe mund të mos jetë kontrolluar.

CIA e konfirmoi se sulmi i së mërkurës kishte shkaktuar vdekjen e shtatë prej punonjësve të saj dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, por nuk dha hollësi të tjera.

Ish-zyrtarë të agjencisë thanë se shefi i bazës ishte mes atyre që humbën jetën. //mm//

XS
SM
MD
LG