Lidhje

Tradita të ndryshme për pritjen dhe festimin e Vitit të Ri


Vendet e gjithë botës po e presin Vitin e Ri në mënyra të ndryshme. Shumë njerëz po u kthehen rrënjëve të tyre kulturore dhe fetare.

Media shpesh e mat me fishekzjarre madhështinë e festimeve të Vitit të Ri në botë, por shumë kultura u kthehen edhe rrënjëve fetare dhe kulturore.

Vendet e shenjta të quajtura Shinto në Japoni bëhen qendra e ritualit për të lënë të keqen pas dhe filluar vitin e ri me shpirt të pastër.

E keqja largohet përmes muzikës dhe vallëzimeve në rrugë në këtë qytet rumun. Është pjesë e një tradite të vjetër, ku valltarët me kostume ose peliçe vallëzojnë shtëpi më shtëpi për të ndjellë fatin e mirë.

Në Brazil, shumë njerëz shkojnë në plazhin Kopakabana për t'i kërkuar perëndeshës afro-braziliane të detit, Lemanja plotësimin e një dëshire në këmbim të një dhurate.

Ata që duan një parashikim për 2010 mund të shkojnë të dëgjojnë për fati e tyre nga një prift i Andeve në Lima të Perusë. Peruanët indigjenë i sollën ritualet e tyre në kryeqytetin e vendit me Panairin e Dëshirave. Vizitorët mund të marrin pjesë në rite purifikimi dhe të shprehin një dëshirë për Vitin e Ri.

"Panairi i Dëshirave është një festival besimi dhe shprese. Të gjithë ne kemi një synim për vitin e ri, të kemi një shtëpi, një makinë, të mbarojmë diçka që kemi nisur, të hyjmë në universitet, të hapim një biznes, një kompani, gjithnjë kemi një objektiv dhe në këtë panair dëshirash, ata mund të marrin një copë të asaj ëndrre". - thotë ajo

Përmes ritualeve dhe lutjeve, pothuajse të gjithë ëndërrojnë një Vit të Ri më të mirë, ndërsa i dhanë lamtumirën 2009-ës. //mm//


XS
SM
MD
LG