Lidhje

Beograd, arrestohet i dyshuari për krime në Bosnje


Policia në Beograd ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte, për vrasjen e të paktën 19 civilëve gjatë luftës së viteve ’90 në Ballkan. Prokurorët identifikuan të dyshuarin Darko Jankoviç por nuk janë dhënë hollësi të tjera. Thuhet se vrasjet u kryen në vitin 1992, pranë qytetit Zvornik në Bosnje-Hercegovinën lindore. Zvorniku, në kufi me Serbinë, ishte skenë e vrasjeve, torturave dhe deportimeve në fillim të luftës së viteve 1992-1995. Gjatë luftës u vranë rreth 100 mijë vetë dhe rreth dy milionë të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë.

XS
SM
MD
LG