Lidhje

Shqipëri: Qeveria mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme


Në zonat e prekura nga përmbytjet qeveria mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, deklaroi sot kryeministri Sali Berisha ndërsa pranoi se situata po përkeqësohet dhe se kushtet e motit nuk janë favorizuese. Sipas kryeministrit, prurjet në kaskadën e Drinit janë dyfishuar e për pasojë edhe shkarkimet nga të tre hidrocentralet mbi kete lumë. Ndërkaq opozita kërkoi sot shkarkimin e ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, duke e akuzar atë si përgjegjës të një katastrofe të shmangshme sipas tyre. Por kryeministri Berisha tha se gjithshça është bërë sipas rregullave.

XS
SM
MD
LG