Lidhje

Shkodër: Vazhdon largimi i banorëve nga zonat e përmbytura


Sot është dita e nëntë e përmbytjeve masive në zonën e Shkodrës, të cilat janë shtrirë në 8 komuna të Shkodrës , duke përfshirë edhe lagjet periferike të qytetit. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë përmbytura më shumë se 10 mijë hektarë tokë bujqësore si dhe 2400 shtëpi. Nga këto zonat janë evakuuar deri më sot, me ndihmën e forcave të policisë dhe ushtrisë rreth 4 mijë e 200 persona, por autortitetet vazhdojnë t'i bejnë thirrje banorëve, që vazhdojnë të qëndrojnë në zonat e përmbytura, që të largohen me shpejtësi, për shkak të rrezikshmërisë së lartë për jetën e tyre.

XS
SM
MD
LG