Lidhje

Ekipi kombëtar i futbollit të Togos u largua nga kampionati në Angola


Ekipi kombëtar i futbollit të Togos u largua nga Angola pas një sulmi mbi autobuzin e skuadrës ku u vranë tre persona.

Anëtarët e ekipit kishin shprehur dëshirën të qëndronin dhe të luanin në kampionatin e kupës afrikane.

Por lojtarët u thanë gazetarëve sot se do të zbatojnë vendimin e qeverisë për t’u kthyer në vend. Qeveria e Togos ka dërguar një avion për të marrë lojtarët.

Autobuzi i ekipit u sulmua të premten ndërsa po kalonte nga Republika Demokratike e Kongos në rajonin Kabinda të Angolës.

Persona të armatosur vranë shoferin, ndihmës trajnerin e ekipit dhe zëdhënësin e tij. Të paktën shtatë persona u plagosën përfshi portierin rezervë. //iç//

XS
SM
MD
LG