Lidhje

Dita e 13-të e përmbytjeve në rrethinat e Shkodrës


Në Shkodër, vazhdon të jetë e rënduar situata në zonat e përmbytura. Megjithë përmirësimin e motit dhe pakësimin e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, sot është rritur edhe me 1000 hektarë të tjera sipërfaqja e tokës së përmbytur. Edhe numri i shtëpive të përmbytura është shtuar me 150 të tjera, duke arritur në 2500. Gjatë ditës së sotme ka vazhduar operacioni për evakuimin e njerëzve dhe bagëtive nga zonat e përmbytura. Gjithashtu, forcat e policisë dhe të ushtrisë po punojnë për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në qytetin e Shkodrës një mbledhje të qeverise, ku vlerësoi operacionin e gjertanishëm, në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, nderkohë që kërkoi hartimin e programeve për riaftësimin e kësaj zone pas kullimit te ujrave.

XS
SM
MD
LG