Lidhje

Presidenti Obama, thirrje bankave amerikane të shlyejnë kreditë


Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje bankave kryesore të vendit të marrin mbi vete përgjegjësinë për rolin e tyre në krizën financiare dhe të shlyejnë kreditë prej miliarda dollarësh që mori sektori i tyre.

Presidenti tha sot se do të ishte e papranueshme që taksapaguesit amerikanë të humbisnin para, kur shumë firma financiare aktualisht po raportojnë fitime masive dhe po u japin drejtuesve të tyre shpërblime marramendëse. Ai tha se shumë firma nuk do të kishin mbijetuar pa ndihmë nga qeveria.

Zoti Obama ka propozuar një tarifë përgjegjësie për krizën financiare për afro 50 prej bankave më të mëdha të vendit, përfshirë disa që nuk kanë marrë ndihma nga qeveria. Ai tha se kjo tarifë do të sillte në buxhet 90 miliardë dollarë për 10 vjet dhe se do të mbetej në zbatim deri sa e gjithë shuma e dhënë në formë kredish për shpëtimin e bankave, t’i jetë kthyer thesarit të shtetit. //ad//

XS
SM
MD
LG