Lidhje

Adm. Stavridis - Kosova është një histori suksesi


Komandanti suprem i NATO-s, James Stavridis tha në një intervistë në studiot e Zërit të Amerikës se gjatë këtij viti do të ketë pakësime të trupave të NATO-s në Kosovë. Admirali Stavridis e ka vizituar disa herë Kosovën në postin e zyrtarit më të lartë të Aleancës.

Në Kosovë, tha Admirali Stavridis, kemi të bëjmë me një histori suksesi. Shpesh, kur jam i shqetësuar për Afganistanin, përpiqem të kujtoj se në vitet 1990 kur hidhnim vështrimin në Ballkan, dëgjonim shumë pesimizëm dhe dëshpërim nëse ai do të mund të shndërrohej në një shoqëri paqësore dhe bashkëpunimi.

Mendoj se në shumë aspekte, Ballkani është një histori suksesi nga mund të mësosh. Pra, unë kam mendim pozitiv për atë që po ndodh në Kosovë.

Në Kosovë, tha admirali Stavridis, ne kemi patur 15 mijë trupa të NATO-s. Vitin e kaluar, mora autorizimin nga Këshilli i Atlantikut Verior për ta ulur numrin në 12 mijë dhe po e bëjmë këtë. Shumë shpejt, do të shkojmë drejt shifrës 10 mijë dhe këtë vit po shikojmë mundësinë për shkurtime të tjera.

Gjatë 6 muajve që kam qenë komandant i NATO-s e kam vizituar Kosovën 3 herë dhe përgjithësisht mendoj se kjo është një histori mjaft pozitive, i tha Zërit të Amerikës Komandanti Suprem i NATO-s. //ii

XS
SM
MD
LG