Lidhje

Tadiç, jo në inaugurimin e presidentit kroat në praninë e Sejdiut



Presidenti serb Boris Tadiç tha se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kroacisë në se aty do të jetë prezent edhe presidenti i Kosovës.

Zoti Tadiç tha dje se pjesëmarrja në ceremoni me zotin Fatmir Sejdiu do të ishte një njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës.

Zoti Tadiç tha se ai është i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni rajonale me Kosovën vetëm në se kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB-së në Kosovë.

Serbia ka refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës që kur ajo u shkëput nga Serbia në vitin 2008.

Kompozitori kroat dhe profesori i drejtësisë Ivo Josipoviç fitoi zgjedhjet presidenciale të Kroacisë këtë javë. Ai do të zëvendësojë Stipe Mesiç në shkurt.

Zoti Tadiç tha dje se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të presidentit Mesiç.

Kroacia ka akuzuar serbët se kanë kryer gjenocid gjatë luftës në Ballkan në fillim të viteve 1990.

Kroacia ka argumentuar gjithashtu para gjykatës ndërkombëtare në Hagë se Kosova kishte të drejtën ligjore të shkëputej nga Serbia.

XS
SM
MD
LG