Lidhje

Shtetet e Bashkuara shtojnë angazhimin e tyre për Haitin


Qeveria amerikane po shton angazhimin e saj për Haitin, ndërsa vala e parë e 5 mijë trupave amerikane filloi të mbërrijë për të ndihmuar me sigurinë dhe shpërndarjen e ndihmave pas tërmetit të fuqishëm të së martës.

Presidenti Barak Obama premtoi dje 100 milionë dollarë ndihma për mëkëmbjen e Haitit, duke shtuar se përpjekja e shpëtimit do të jetë një nga më të mëdhatë në historinë amerikane.

Komanda jugore amerikane njoftoi se qindra paratrupa ushtarake amerikane mbërritën në Haiti dje pasdite dhe të tjerë janë nisur për atje. Gati 2 mijë marinsa janë nisur për të ndihmuar me nevojat e sigurisë, kërkimeve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Zoti Obama i kërkoi ish presidentëve George Bush dhe Bill Clinton të grumbullojnë fonde për viktimat e tërmetit. Në një deklaratë të përbashkët ish presidentët thanë se do të tërheqin vëmendjen për mënyra sesi bizneset dhe qytetarët amerikanë mund të ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.

Zonja e parë Michelle Obama nxorri një reklamë në mbështetje të organizatave ku amerikanët mund të dhurojnë fonde.

Ndërkohë, administrata amerikane e Aviacionit ndali për disa orë fluturimet nga Shtetet e Bashkuara për në Haiti për shkak të trafikut të madh në aeroportin Port-o-Princ. Zyrtarët paralajmëruan se trafiku dhe parkimin i avionëve vazhdon të jetë problem dhe avionëve u është dashur të qarkullojnë më shumë se tre orë mbi aeroport para se t’iu jetë siguruar ulja.

XS
SM
MD
LG