Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do të vizitojë Haitin


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do të shkojë sot në Port-o-Princ për tu takuar me presidentit e Haitit Rene Preval, dhe për të parë nga afër përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit. Zonja Klinton thotë se vizita e saj është një gjest i cili shpreh përkrahjen e palëkundëshme, solidaritetin dhe keqardhjen e Shteteve të Bashkuara ndaj njerëzve të Haitit. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit tha dje se i diskurajon vizitat e figurave të rëndësishme politike në vendin e goditur nga fatkeqësia, duke përfshirë edhe atë të ish presidentit haitian Xhan Bertrand Aristide, ndërkohë që zyrtarët po merren me administrimin e ndihmave dhe proceseve të shpëtimit pas tërmetit. Shtetet e Bashkuara i kanë mundësuar presidentit të Haitit, Renee Preval, mjete të komunikimit ndërkohë që ai bën përpjekje për të rivendosur qeverinë e shkatërruar.

Duke mos dashur të ndërpresë përpjekjet e shpëtimit, zonja Klinton do të fluturojë për në Port-o-Princ me një avion ushtarak amerikan të ngarkuar me ndihma dhe nuk do të largohet nga hapsira e aeroportit.

Zonja Klinton u tha gazetarëve se në aeroport do të takohet me presidentin e Haitit Rene Preval, personelin ushtarakë dhe atë të grupeve amerikane të ndihmës së shpejtë si dh me anëtarë të organizatave jo qeveritare për ti falenderuar të gjithë ata dhe për të përsëritur solidaritetin amerikan me popullin haitian.

“Populli i Haitit janë në zemrat dhe lutjet tona, po ashtu edhe pjestarët guximshëm të shpëtimit të cilët janë duke punuar pa ndërprerë atje. Sot ne patëm rastin të dëgjojmë disa lajme shumë të mira për njerëz të cilët u shpëtuan nga rrënojat. Po ashtu ne dëshirojmë të ripërsërisim mbështetjen tonë për të gjithë ata të cilët po përballën me këtë fatkeqësi”.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit i këshilloi anëtarët e shqetësuar të Kongresit amerikan dhe anëtarët e tjerë për të mos e vizituar Haitin i cili është në gjendje kaotike pas tërmetit. E njejta këshillë vlen edhe për zotin Aristide.

Ish udhëheqësi i Haitit, i cili ka shkaktuar polemika dhe tashmë gjendet në arrati në Afrikën e Jugut që nga viti 2004, tha dje se ai është i gatshëm të kthehet dhe të ndihmojë në rindërtimin e vendit të tij pas fatkeqësisë të së martës.

Duke biseduar me gazetarë, Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Mardhënie Publike, P.J. Kroulei tha se megjithë shqetësimet të tyre për situatën, anëtarë të kabinetit amerikan nuk do të vizitojnë Haitin si rezultat i ngatërresave logjistike. Figurat e tjera të rëndësishme do të ishte mirë të mos udhëtonin atje.

“Ne nuk do të donim që këta individë me prezencën e tyre të mbingarkonin sitatën e cila tashmë është shumë e rënduar. Ne e kemi përcjellur një mesazh të ngjashëm tek anëtarët e Kongresit. Të gjithë kanë pasur rastin të shohin dhe të njoftojnë se aeroporti atje po ballafaqohet me përkufizime të mëdha ndërkohë që po bëhen përpjekje për të ngritur një sistem sa më të bashkërenduara të logjistikës për ndihmat. Dhe aeroplanët të cilët vijnë duhet të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje ndaj veprime të shpëtimit”.

Zoti Kroulei tha se Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar presidentit Preval, i cili kishte humbur komunikimin me anëtarët e tjerë të qeverisë pas tërmetit, mjete të komunikimit për të ndihmuar atë të rivendosë shërbimet.

Zëdhënësi njoftoi se qeveria e Haitit kishte kapacitete të kufizuara edhe para fatkeqësisë të së martës por tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po ofrojnë ndihmë dhe përpiqen të punojnë së bashku me qeverinë legjitime të Haitit.

“Nuk është një qeveri kukull por një qeveri demokratike. Kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme ligjore. Ne e kemi të qartë se Haiti përballet me kërkesa shumë të mëdha. Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare po bëjnë gjithçka të mundur për të plotësuar këto kërkesa. Por, pasi Haiti është një vend sovran, ne duhet të sigurohemi se veprimet tona janë në përputhje me atë çfarë qeveria e Haitit mendon se është e nevojshme për popullin e saj.”

Zoti Kroulei tha se pjestarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara po drejtojnë trafikun ajror në Port-o-Princ, ku ardhja e avioneve me ndihma vetëm sa po shtohet.

Ai tha se pasi aeroporti ka vetëm një pistë kryesore të uljes, ai mund të ofrojë uljen e vetëm 90 avionëve në ditë dhe se ata të cilëve po u lejohet ulja po zgjedhen në bazë të nevojave për ngarkesat që kanë.

Zoti Kroulei tha është vlerësuar se shkatërrimet nga termeti e kanë bërë portin e qytetit të papërdorshëm. Ai do të vështirësoj përpjekjet afatgjate të shpëtimit.

Zoti Kroulei tha se ardhja e aeroplanmbajtëses amerikane Karl Vinson me 19 helikopterë praktikisht ka ofruar një aeroport të dytë nga i cili po kryhen fluturime për të shpërndarë ndihmat.

XS
SM
MD
LG