Lidhje

OSBE: Zgjedhjet e Ukrainës ishin të një cilësie të lartë


Vëzhguesit e OSBE-së po thonë se zgjedhjet presidenciale që u mbajtën dje në Ukrainë ishin të një cilësie të lartë dhe treguan përparim të rëndësishëm krahasuar nga zgjedhjet e mëparshme në atë vend.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se udhëheqësi i opozitës Viktor Janukoviç dhe kryeministrja Julia Timoshenko do të përballen përsëri muajin e ardhshëm në balotazh.

Kur janë numëruar rreth 90 për qind e votave, komisioni zgjedhor thotë se ish-kryeministri pro-rus Janukoviç ka siguruar rreth 36 për qind të votave, zonja Timoshenko ka 25 për qind dhe presidenti aktual Viktor Jushçenko ka dalë shumë keq në zgjedhje, duke u renditur i pesti.

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës morën pjesë gjithsej 15 kandidatë. OSBE-ja tha se zgjedhjet treguan respekt për të drejtat civile dhe politike dhe se votuesve u ishte dhënë një zgjedhje e mirë mes kandidatëve me pikëpmje të ndryshme politike.

XS
SM
MD
LG