Lidhje

Spanjë: Mbahet konferenca e ministrave të brendshëm të BE


Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano, takohet sot në Spanjë me ministrat e brëndshëm të vendeve të Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth mënyrave si të shtohen masat e sigurimit në aeroporte.

<!-- IMAGE -->

Zonja Napolitano pritej të siguronte mbështetje për vendosjen e aparaturave për kontroll të plotë trupor të pasagjerëve në aeroportet evropiane.

Disa vende anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësime rreth privacisë dhe rreziqeve shëndetsore, që përbëjnëkëto aparatura kontrolli.

Takimi në Spanjë zhvillohet gati një muaj pas komplotit terrorist të dyshuar ditën e Krishtlindjes në një aeroplan amerikan.

Spanja, e cila mban kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian, tha se vendimi mbi këtë çështje nuk pritet nga takimi i sotëm. //mm//


XS
SM
MD
LG