Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton kritikon censurën në Internet


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton kritikoi Kinën, Iranin, dhe vende të tjera për kufizimin e lirive të njeriut për shprehjen e ideve të tyre në Internet.

Sekretarja Klinton tha sot në Uashington se liria nuk përkufizohet më vetëm nëse qytetarët mund të protestojnë kundër qeverisë nëpër sheshe pa frikën e dënimit. Ajo tha se mesazhet elektronike dhe blogjet kanë hapur mundësi të reja për krijimin e forumeve për shkëmbim idesh dhe kanë krijuar objektiva të reja për censurë.

Sekretarja Klinton tha se vendet ose individët të cilët angazhohen në sulme piratërie duhet të ballafaqohen me pasoja dhe me dënim nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Ajo kritikoi veçanërisht censurën e Internetit në Kinë, Iran, Tunizi, Uzbekistan, Egjipt dhe Vietnam.

Sekretarja e Shtetit përshëndeti qytetarët gazetarë të Iranit, siç u shpreh ajo, që qarkulluan fotografi dhe video të protestave të opozitës që nuk transmetoheshin në mediat e kontrolluara nga qeveria e Iranit. /mm//

XS
SM
MD
LG