Lidhje

Rusi: Arrestohet oficeri që publikoi akuzat për mashtrim në internet


Një oficer policie nga Rusia jugore i cili ishte ankuar për korrupsion në një faqe interneti ku njerëzit postojnë video është arrestuar.

Zyrtarët rusë thanë sot se majori Aleksei Dimovski është akuzuar për mashtrim dhe abuzim pushteti.

Oficeri 32-vjeçar i narkotikëve u hoq nga puna në fund të vitit të kaluar pasi vendosi një video në YouTube ku akuzonte shefat e tij në portin Novorosik të Detit të Zi se i urdhëronin vazhdimisht oficerët të manipulonin njerëzit e pafajshëm.

Ai i bënte thirrje gjithashtu kryeministrit Vladimir Putin t'i jepte mundësinë e një takimi për të diskutuar këto probleme.

Videoja u pa nga qindra mijëra veta në YouTube dhe në faqen e tij personale.

Dimovski thotë se akuzat kundër tij janë fabrikuar.

Departamenti i policisë së Novorosikut i ka mohuar akuzat e Dimovskit. //mm//


XS
SM
MD
LG