Lidhje

Azia do të kryesojë rritjen ekonomike globale në 2010


Kombet e Bashkuara thonë se ekonomia botërore po përmirësohet. Në raportin e saj të përvitshëm të publikuar të mërkurën, Kombet e Bashkuara parashikojnë një rritje globale prej 2 presje 4 përqind në vitin 2010 me Azinë Lindore dhe Jugore në krye të kësaj rritje. Por organizata paralajmëron se kushtet për një rritje të qëndrueshme në mbarë botën mbeten të brishta.

Raporti i OKB-së thotë se ekonomia botërore ka filluar të tregojë shenja të një mëkëmbje modeste. Tregjet e aksioneve po mëkëmben, tregëtia ndërkombëtare dhe prodhimi industrial po shtohen dhe bankat po fillojnë biznesin e tyre përsëri. Kjo është një mëkëmbje e nxitur në pjesën më të madhe nga paketa stimuluese madhore në mbarë botën. Drejtori ekzekutiv Donald Tsang në Hong Kong:

"Në Hong Kong ne kemi shpenzuar gati 11 presje 2 miliardë dollarë në masa stimuluese për ekonominë. Kjo shumë është ekuivalente me gati 5 presje 2 prëqind të GDP-së. Kemi ndërharë hapa të jashtëzakonshme për të garantuar depozitat bankare, mështetjen e biznesit të mesëm dhe të vogël dhe dhënien e kapitalit shtesë në sektorin bankar në se kërkohet".

Komentet e zotit Tsang u bënë në fillim të Forumin Financiar Aziatik në Hong Kong ku delegatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të FMN-së takohen për të diskutuar të ardhmen ekonomike të rajonit. Drejtori i FMN-së Dominique Strauss-Kahn theksoi rolin kritik që po luan Azia në këtë periudhë të pas recesionit në botë.

"Transformimi ka qënë i madh dhe ndikimi i Azisë në ekonominë globale është rritur mjaft duke ndihmuar qindra milionë njerëz të dalin nga varfëria. Përpara nesh kemi mundësinë e një rritje të qëndrueshme për të ndihmuar një miliardë njerëz të dalin nga varfëria".

Ekonomia botërore ka treguar përmirësime të qëndrueshme që nga tremujori i dytë i 2009ës por zoti Strauss Kahn thotë se mëkëmbja nuk ka qënë e njëjtë. Kina u rrit 10 presje 7 përqind në tremujorin e fundit të 2009ës, por qeveria qysh atëherë ka ulur dhënien e kredive për të ulur inflacionin dhe për të ngadalësuar një ekonomi të mbinxehtë. Në kontrast, Japonia ka shqetësim deflacionin dhe kërkesa e ulët mund ta çojë ekonominë përsëri në recesion. Takashi Hibino drejton firmën Daiwa Securities.

"Situata makro-ekonomike ka qënë e paqëndrueshme gjatë dy dekadave të fundit. Japonia nuk ka parë një rritje nominale të GDP-së për gati dy dekada".

Analistët parashikojnë që ekonomia në Azinë Lindore të rritet 6 presje 7 përqind këtë vit, pasuar nga Azia Jugore me 5 presje 5 përqind.

FMN-ja pret që që rritja të shtohet në rajonet më të varfëra të Afrikës ndërsa recesioni global po dobësohet.

Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende të Eurozonës mund të presin rritje modeste por të vazhdueshme edhe pse papunësia mbetet kritike gjatë këtij viti. //rd//


XS
SM
MD
LG