Lidhje

Bernanke kandidat për mandatin e dytë në krye të Rezervës Federale


Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se janë të bindur se Senati do ta konfirmojë drejtorin e Bankës Qëndrore, ose Rezervës Federale, Ben Bernanke për një mandat të dytë në këtë post.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs i tha programit "Fox News Sunday" të rrjetit televiziv Fox News, se zoti Bernanke ka nevojë për një mandat të ri 4 vjeçar që qeveria të sigurojë qëndrueshmërinë në sistemin financiar.

Ai paralajmëroi se Senati nuk duhet ta përdorë konfirmimin e zotit Bernanke për t’i dërguar një mesazh komunitetit ndërkombëtar se Shtetet e Bashkuara po luajnë me politikën, siç u shpreh ai, gjatë një krize ekonomike.

Republikanët në Senat nuk janë të një mendimi mbi këtë çështje. Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat Mitch McConnell tha për programin "Meet the Press" të rrjetit televiziv NBC se zoti Bernanke do të gëzojë mbështetje ndërpartiake, ndërkohë që renatori republikan John Cornyn i tha programit "Fox News Sunday" se banka qëndrore do të përfitonte nga një fillim i ri. //iç//

XS
SM
MD
LG