Lidhje

Bin Ladeni merr përgjegjësinë për sulmin e dështuar të 25 dhjetorit


Një mesazh i ri zanor i cili mendohet se është i udhëheqësit të Al Kaidës Osama bin Laden, merr përgjegjësinë për sulmin e dështuar të Krishtlindjeve, për hedhjen në erë të një avioni në Shtetet e Bashkuara.

Mesazhi zanor, i transmetuar nga televizioni i al Xhazirës sot, tha se al Kaida do të ndërmarrë më shumë sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, për aq kohë sa këto të fundit të vazhdojnë të mbështesin Izraelin. Në mesazh gjithashtu thuhet se nuk do të ketë siguri për Shtetet e Bashkuara nëse palestinezët nuk do të jenë të sigurt.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, David Axelrod i tha sot kanalit televiziv, CNN, se mesazhi përmban një "justifikim të kotë për masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm". Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përcaktojnë menjëherë vërtetësinë e zërit të regjistruar. Gjithsesi, zëri i përngjan regjistrimeve të mëparshme të Osama Bin Ladenit.

Më 25 dhjetor, një 23 vjeçar nga Nigeria, u përpoq që të shpërthente ekploziv në bordin e një avioni me 300 pasagjerë. Aeroplani i nisur nga Amsterdami u ul qetësisht në aeroportin e qytetit Detroit, mbasi pasagjerët dhe pjestarët e ekuipazhit të tij arritën të neutralizonin sulmuesin. (ze)

XS
SM
MD
LG