Lidhje

Në Darfur 80% e vdekjeve shkaktuar nga sëmundjet


Një studim i ri për konfliktin në Darfur të Sudanit arrin në përfundimin se 80 përqind të vdekjeve gjatë luftës u shkaktuan nga sëmundjet dhe jo nga dhuna.

Kombet e Bashkuara llogaritin se 300 mijë njerëz u vranë në Darfur që nga fillimi i luftimeve mes forcave qeveritare dhe kryengritësve në vitin 2003.

Studimi i ri i botuar dje në revistën mjeksore britanike, The Lancet, konkludon se dhuna ishte shkaku kryesor i vdekjeve në vitin 2004, por sëmundjet shkaktuan numrin më të madh të të vdekurve që nga viti 2005 e tutje.

Në raport thuhet gjithashtu se rreth 2.7 milion njerëz të zhvendosur për shkak të luftimeve u prekën nga diarea, pneumonia, malarja dhe sëmundje të tjera.

Ndërkohë intensiteti i dhunës në Darfur ka rënë, por zona mbetet skenë e banditizmit dhe rrëmbimeve.Madej shumica e grupeve kryengritëse nuk kanë bërë ende paqe me qeverinë.

Një raund i ri bisedimesh për paqe ishte planifikuar të fillonte sot në Doha, kryeqytetin e Katarit.Deri tani, ndërmjetësit kanë mbajtur takime ndarazi me zyrtarët sudanezë dhe përfaqësuesit e grupit kryesor kryengritës, Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi. //iç//

XS
SM
MD
LG