Lidhje

Haiti: Intensifikohen operacionet e shpërndarjes së ndihmave


Punonjësit e ndihmave në Haiti po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për shpërndarjen e ndihmave, pas kritikave se ushqimi, uji dhe pajimet mjekësore nuk po mbërrijnë ende tek të mbijetuarit, 12 ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.

Rajiv Shah, kreu i agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se fatkeqësia është e pakrahasushme dhe se organizata e tij nuk mund të plotësojë dot kurrë nevojat aq shpejt sa do të duhej.

Rreth 1.5 milionë haitianë kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti. Kampe me tenda janë ngritur rreth kryeqytetit Port-o-Princ, ku të plagosurit dhe të pastrehët po jetojnë me pak ose aspak ujë, ushqime apo ndihmë mjekësore.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë njofton se numri i njerëzve që lenë kryeqytetin po rritet. Qeveria e Haitit ndërpreu të premten përpjekjet e kërkim - shpëtimit, por skuadrat ndërkombëtare të shpëtimit arritën të nxirrnin dje një burrë nga rrënojat e një dyqani ushqimesh në kryeqytetin e vendit, Port-o-Princ.

Ndërkohë në Haiti janë hapur bankat për herë të parë që nga tërmeti shkatërrimtar para gati 2 javësh. Zyrtarët bankarë morën masat për të përballuar grumbuj të mëdhenj njerëzish, duke dërguar personel shtesë sigurimi. Zyrtarët thonë se qarkullimii parasë është një hap i parë i rëndësishëm për rifillimin e aktiviteteve të përditshme në vend. Korrespondenti ynë Jeff Swajkërd na dërgoi nga Port-o-Princi kronikën në vazhdim.

Gjendja u acarua, ndërsa njerëzit prisnin në radhë para bankave të kryeqytetit për të marrë para. Fondet nuk janë me shumicë, por fillimi i funksionimit të sistemit bankar të Haitit është shumë i rëndësishëm për stabilizimin e ekonomisë. Në Porto Princ ka artikuj të ndryshëm, por asnjeri nuk ka para për t’i blerë ato.

“Nuk kam para në xhep. U kërkoj të njohurve të mij të më japin ujë dhe ushqime. Shpresoj që sot të hapen bankat dhe gjendja të fillojë të normalizohet”.

Kontrolli i grumbujt të njerëzve ishte një shqetësim i madh, ku ishte i pranishëm personeli i sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Në bankën Sogebank në një lagje të Porto Princit matanë qendrës së kryeqytetit, njerëzit prisnin me durim në rradhë. Shuma e parave që çdo kush mund të tërhiqte ishte kufizuar në 2 mijë e 500 para haitiane për t’u siguruar që njerëzit të ksihin një sasi të arsyeshme parash si dhe për të shkurajuar vërshimin nëpër banka.
Paratë e dërguara nga pjesëtarë të familjes jashtë shtetit kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ekonominë haitiane. Edward Toleiman nuk ka pasur kontakte me familjen në Shtetet e Bashkuara që prej tërmetit.

“Do të shikoj nëse më kanë dërguar ndonjë para me anë të Western Union për të më ndihmuar në këtë gjendje të vështirë”.

Zyrtarët bankarë kanë frikë se mungesa e kartës së identitetit mund të përbëjë problem për shumë klientë. Shumë haitianë humbën dokumentat kur ra tërmeti. Punonjësit e bankave janë përpjekur t’i identifikojnë klientët duke u bërë pyetje sekrete dhe duke u kërkuar hollësi personale.//iç//

XS
SM
MD
LG