Lidhje

Presidenti Obama propozon ndryshime në ligjet e taksave


Presidenti amerikan Barak Obama ka propozuar ndryshime në ligjet e taksave dhe në rregullore të tjera për të ndihmuar klasën e mesme, e cila, siç u shpreh presidenti, ka qenë objekt sulmi prej disa kohësh.

Në komentet sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se familjet kanë nevojë për ulje taksash për t'i ndihmuar të paguajnë koston e kopshtit të fëmijëve. Kjo kosto mund të arrijë në disa mijëra dollarë. Ky shërbim është tashmë shumë i nevojshëm, pasi një numër i madh grash amerikane kanë filluar të punojnë jashtë shtëpisë gjatë dekadave të fundit.

Ai paraqiti gjithashtu një plan për të lehtësuar kushtet për marrjen e kredisë nga studentët që ndjekin universitetin, dhe ofroi një plan për të zgjeruar opsionet e kursimit për punonjësit amerikanë.

Zoti Obama bëri gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë për familjet që kujdesen për të afërmit e tyre të moshuar.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se këto ide janë disa nga temat që përfshin fjalimi i Presidentit mbi gjendjen e vendit. //kk//

XS
SM
MD
LG