Lidhje

Karzai: Ripajtimi është i domosdoshëm për stabilizimin e vendit


Presidenti afgan Hamid Karzai paralajmëroi sot se vetëm operacionet ushtarake nuk mund të stabilizojnë vendin e tij. Zoti Karzai i bëri këto komente gjatë një takimi të diplomatëve në Turqi, para një konference të madhe donatore, që zhvillohet këtë javë në Londër.

Udhëheqësi afgan tha se ripajtimi është i nevojshëm, veçanërisht me anëtarët talebanë që nuk kanë lidhje me al-Kaidën dhe rrjete të tjera terroriste. Ai theksoi gjithashtu se zhvillimi ekonomik do të luajë një rol kritik në përpjekjet e ripajtimit.

Përfaqësues të Afgansitanit dhe vendeve fqinje u takuan në Stamboll për të diskutuar mbi mënyrat për të ndihmuar në stabilizimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Në bisedimet e Turqisë morën pjesë diplomatë afganë pakistanezë, iranianë, kinezë dhe perëndimorë, në prag të një konference të rëndësishme që do të mbahet po këtë javë në Londër lidhue me të ardhmen e Afganistanit.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka dhënë disa hollësi të planit për pajtimin me militantët që duan t’i dorëzojnë armët. Ky plan është mbështetur nga vendet kryesore perëndimore, që kanë dërguar mbi 100 mijë trupa për stabilizimin e Afganistanit. Po sot, disa agjenci ndihmash kërkuan ndryshim radikal të mënyrës se si shpërndahen ndihmat në Afgansitan.

XS
SM
MD
LG