Lidhje

Takim Nato-Rusi; Diskutohet konflikti në Afganistan dhe ndihma ruse


Krerët ushtarakë të Natos dhe përfaqësues të Rusisë u takuan sot për herë të parë që në vitin 2008, kur marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan pas luftës së shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Krei i shtabit të përgjithshëm rus Nikolai Marakov zhvilloi bisedime me oficerin më të lartë të Natos, admiralin italian Xhiampaolo di Paola në Bruksel, para takimit zyrtar me ministrat e mbrojtjes të 27 vendeve anëtare të Natos. Në qendër të takimit janë Afganistani, dislokimet e Natos, dhe ofertat e reja të rusëve për t’a ndihmuar Nato-n atje.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Anders Foh Rasmusen vizitoi Moskën në dhjetor, në përpjekje për të tërhequr ndihmën ruse për forcat e Nato-s në Afganistan.

Rusia për momentin e lejon Nato-n të dërgojë furnizime me tren në Afganistan, por jo armatime. Moska ka edhe një marrëveshje që lejon Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e saj ajrore për të dërguar trupa dhe furnizime për Nato-n në Afganistan. Zoti Rasmusen ka kërkuar lejen për fluturime të Nato-s dhe të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG