Lidhje

Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen me Greqinë


Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detar me Greqinë.

Sipas një njoftimi të Gjykatës, të nëntë anëtarët kanë vendosur njëzëri të deklarojnë si të papajtueshme me kushtetutën këtë marrëveshje, në tekstin e së cilës, po sipas gjykatë “janë konstatuar shkelje proceduriale dhe thelbësore që bien në kundërshtim me kushtetutën dhe konventën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit të vitit 1982.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë u nënshkrua në Tiranë më 27 prill. Ajo u bë shpejt objekt debatesh të cilat u hodhën fillimisht nga Gazeta Shqipëtare e më pas përfshinë edhe shumë ekspertë të fushës. Disa prej tyre deklaruan se marrëveshja nuk ishte bërë në kushte të barabarta dhe si pasojë Shqipëria kish humbur disa qindra kilometra sipëfaqe detare.

Ishte partia socialiste ajo që e çoi cështjen në Gjykatë, ndërsa qeveria gjithnjë ka këmbëngulur se ajo I është përmbajtur ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. (ze)

XS
SM
MD
LG