Lidhje

Kosovë: Takim 3-ditor në kuadër të dialogut për stabilizim-asociim


Ekspertë të Komisionit Evropian dhe të Qeverisë së Kosovës filluan sot një takim treditësh në kuadër të dialogut për stabilizim-asociim.

Është hera e parë që takimi merr këtë emërtim. Më parë, për shkak të statusit të pazgjidhur të Kosovës, takimet përfshiheshin në të ashtuquajturin Mekanizëm Përcjellës të Stabilizim Asociimit.

Zyrtarë të Komisionit Evropian thanë se në diskutime do të debatohen çështjet e brendshme, lufta kundër korrupsionit, fuqizimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të komuniteteve, etj.

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës takimin e prezantuan edhe si mundësi të hapjes së bisedimeve për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Por zyrtarë të Komisionit Evropian thanë se takimi është një hap para drejt këtij procesi, pasi përfshin tema të lidhura me këtë çështje, por nuk shënon fillimin e procesit të lehtësimit të udhëtimit për qytetarët e Kosovës. (ze)

XS
SM
MD
LG