Lidhje

Artisti Niëll Jong vlerësohet me çmimin Njeriu i Vitit


Këngëtari amerikan Niëll Jong u vlerësua si Njeriu i Vitit nga mbrëmja pararendëse e ndarjes së Çmimeve Grammy të Muzikës. Artisti i madh është vlerësuar për kontributin e tij jo vetëm në muzikë, por dhe në veprimtari bamirëse.

Mjaft emra të njohur të artit ishin të pranishëm në mbrëmjen e djeshme. Xhosh Groban tha:

"Jam i lumtur që më në fund po nderojmë një artist si Neil Young". Sheril Krou tha se Niëll Jong ka qenë frymëzimi i saj në muzikë.

Ndonëse me një karrierëtë gjatë muzikore, Niëll Jong hyn tek artistë që nuk kanë fituar asnjë herë një çmim Grammy. Mes artistëve që nuk kanë qenë fitues asnjëherë të këtij çmimi, janë Beatles, Diana Ross, Jimi Hendrix, Queen, Bob Marley, grupi the Who.

Këtë vit ai kandidon në dy kategori, për interpretimin më të mirë dhe për albumin më të kërkuar në treg, ku përfshihen këngët e viteve 1963 - 1972. Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga mbrëmja e djeshme do të shkojnë për të ndihmuar artistët në vështirësi financiare. //mm//

XS
SM
MD
LG