Lidhje

Presidenti Obama fton ligjvenësit republikanë për bashkëpunim


Pas fjalimit të presidentit drejtuar vendit, ku paralajmëroi për efektet e dëmshme të politikave përçarëse, republikanët thanë se fjalimi i tij ishte retorikë por nuk la të kuptohej se ai është i gatshëm të ndryshojë drejtimin e politikave të tij.

Republikanët kanë qënë kundër përpjekjeve të presidentit për refomimin e kujdesit shendetësor, me pohimin se do të rrisë defiçitin dhe huatë e mëdha afatgjata. Ata marrin shembull papunësinë e vendit në masën 10 përqind si provë se politikat e administratës nuk kanë qënë të efektshme.

Presidenti u tha republikanëve në Baltimore se ndërkohë që ai dëshiron dhe e vlerëson debatin konstruktiv, amerikanët në këtë kohë të rendë ekonomike nuk duan vazhdimin e politikës së zakonshme në Uashington.

<!-- IMAGE -->

“Mendoj se nuk duan më ngecje, nuk besoj se duan partishmëri, nuk mendoj se duan më shumë pengesa. Ata nuk na derguan ne në Uashington që të luftojmë kundër njëri-tjetrit në kafaze të hekurta politike që të shohin se kush mbetet i gjallë.”

Të premten, presidenti Obama ishte në gjendje të vlerësonte të dhënat e reja që tregojnë se ekonomia amerikane u rrit me 5.7 përqind, tremujori i dytë rrjesht i rritjes dhe më i shpejti që nga 2003, si provë e përmirësimit të ekonomisë. Ai gjithashtu ka propozuar stimuj të rinj përmes shkurtimit të taksave për bizneset e vogla.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Pence i shtetit Indiana e kritikoi presidentin mbi humbjen e vendeve të punës, një çështje që lidhet veçanërisht me qytetin Baltimore ku papunësia është e madhe, dhe nëse ai do të mbështeste kërkesën e republikanëve për shkurtime të medha taksash.

“Flasim për shkurtim taksash me bazë të gjerë të kërkuar nga republikanët, veprim i mbështetur nga ish presidentët Kenedi dhe Regan. Çfarë gjithmonë ka qënë nxitësi i rritjes ekonomike të vendit.”

Duke pranuar se administrata e tij nënvlerësoi shtimin e humbejeve të vendeve të punës, presidenti gjithashtu theksoi se qindra mijëra vende pune po humbeshin kur ai erdhi në detyrë.

Përsa i përket kujdesit shendetësor, ai përdori qortimin e ligjvenësit republikan Pence që ai dhe shumica e demokratëve, thjeshtë nuk kishin përfilluar propozime specifike alternative të republikanëve dhe tha këtë rreth taktikës së republikanëve që portretizojnë legjislacionin mbi kujdesin shendetësor si shtetzim.

“Nëse do i ishte vënë veshi debatit, dhe se si disa prej jush e kundërshtuat projektpropozimin, dikush do të mendonte se ky ishte një komplot bolshevik. Kështu e paraqitët ju.”

Presidenti gjithashtu shkembeu replika me ligjvenesin Tom Price të Xhorxhias i cili solli shembull disa deklerata të administratës së tij se republikanët nuk kishin ofruar asnjë ide. Mbetet për tu parë se sa do të ndikojë paraqitja personale e presidentit tek republikantë që këta të fundit të punojnë më shumë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me presidentin, dhe të zhdukin nofkën që ju është vënë në vitin e parë të presidentit, partia që thotë vetëm jo. Presidenti theksoi se demokratët gjithashtu duhet të kontribuojnë në proces në të cilin polika është bërë një proces i demonizimit të palës tjetër.

Me shprehjen se të gjithë duhet të zgjedhin mes politikan së pari apo partner në përparime, presidenti tha se është i gatshëm dhe i etur për të punuar me këdo që është i gatshëm të tu bashkuar me deshirën e mirë por shtoi se ai ka përgjegjësinë për të vepruar në menyrën që është më e dobishme për amerikanët. //kh//

XS
SM
MD
LG