Lidhje

Berisha: Ekspertë të Brukselit së shpejti në Tiranë për vizat


Kryeministri Sali Berisha tha sot se në tërësi objektivat e parashikuar në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave janë plotësuar dhe se në javët e ardhshme ekspertë të Brukselit do të jenë në Tiranë për të bërë vlerësimet e tyre.

Deklaratën e tij kryeministri Sali Berisha e bëri gjatë mbledhjes së komitetit Ndërministror për Liberalizimin e vizave.

Ai përsëriti se qeveria do të vendosë të gjithë burimet e saj njerëzore, materiale e financiare në funksion të këtij procesi.

Kryeminisri kërkoi nga të gjitha agjensitë të jenë të përgatitura për t'ju përgjigjur kërkesave të ekspertëve të Brukselit.

Kryeministri saktësoi se pasaportat aktuale do të dalin jashtë funksionit në vitin 2011. Aktualisht afër 500 mije shqiptar janë pajisur ndërkohë me pasaportën biometrike.

Shqipëria dhe Bosnja ishin të vetmet vende të Ballkanit të cilat nuk përfituan një regjim pa viza në zonën Schengen vitin e kaluar pasi nuk ajo kishte arritur objektivat e asnjë prej 4 blloqeve të udhërrëfyesit, ndërkohë që një vendim pozitiv u mor për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë qytetarët e të cilëve qarkullojnë lirisht në zonën Schengen që prej dhjetorit të kaluar.

XS
SM
MD
LG