Lidhje

Bosnjë: Operacion për kapjen e elementëve ekstremistë


Një zyrtar boshnjak thotë se autoritetet kanë arrestuar 7 persona, mes tyre një të huaj, në një operacion në shkallë të gjerë në një fshat verilindor, vendstrehim i myslimanëve ekstremistë.

Zëdhënësi i zyrës së Prokurorit Boris Grubesiç tha se forcat e sigurisë, po ashtu konfiskuan armë, disqe kompjuterike, CD dhe DVD gjatë operacionit të sotëm në shtëpitë e Gornja Maocas. Fshati është bazë e myslimanëve të sektit Wahabi.

Hetuesit nuk e kanë bërë të njohur kombësinë e të huajit që u arrestua. Sipas njoftimeve të lajmeve, udhëheqësi lokal Wahabi Nusret Imamovic është mes të ndaluarve.

Më parë, zëdhënësi Grubesic tha se autoritetet po kërkonin për njerëz që mund të jenë rrezik për sigurinë në Bosnje-Hercegovinë, duke rrezikuar “integritetin territorial”, ose duke nxitur urrejtjen raciale, etnike dhe fetare. Ai tha se 600 zyrtarë të zbatimit të ligjit u përfshinë në operacion, duke e bërë atë më të madhin e këtij lloji, që nga koha e përfundimit të luftës në atë vend në vitin 1995. //ad//

XS
SM
MD
LG