Lidhje

Shpërthim në Pakistan, të paktën 8 të vrarë, mes tyre 3 ushtarë amerikanë


Në Pakistan, 3 ushtarë amerikanë dhe 5 persona të tjerë që po shkonin në ceremoninë e hapjes së një shkolle për vajzat në pjesën veri-perëndimore të vendit, u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

Zyrtarët thanë se të paktën 3 fëmijë humbën jetën nga ky shpërthim dhe më shumë se 60 persona të tjerë u plagosën. Një zëdhënës i Talebanit në Pakistan mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Bomba shpërtheu në kohën kur makina e ushtarëve kaloi pranë një shkolle në luginën Swat, rajon që ushtria e spastroi thuajse nga të gjithë militantët gjatë një ofensive vitin e kaluar.

Në një deklaratë të ambasadës amerikane në Islamabad thuhej se personeli ushtarak amerikan ndodhej aty për të ndihmuar në organizimin e ceremonisë së përurimit të shkollës së vajzave.

Ndërkohë dje, aeroplanë të dyshuar amerikanë pa pilot hapën zjarr me raketa kundër disa bazave të dyshuara militante në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, duke vrarë të paktën 16 veta.

Vaziristani Verior njihet si bazë e grupit Haqqani, aleat i Talebanëve, i cili fajësohet për sulmet matanë kufirit kundër trupave amerikane, të NATO-s dhe atyre afgane në Afganistan.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar publikisht për sulmet ajrore pa pilot, të cilat në të kaluarën kanë shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit. //ad//

XS
SM
MD
LG