Lidhje

Rreziku i spiunazhit, Google bashkëpunon me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare


Gjigandi i internetit, Kompania Google dhe Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare njoftohet se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për t’i bashkuar forcat për hetimin e një sulmi spiunazhi që kompania thotë se e ka ndërmarrë Kina.

Gazeta The Washington Post thotë se Google dhe Agjencia e Sigurisë po punojnë për hollësitë e një marrëveshjeje e cila do të lejonte të dyja palët të ndajnë informacione, ndërsa ruajnë privacinë e klientëve të kompanisë Google. Ajo ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Kina për shkak të shqetësimeve për censurë dhe të një sulmi në intrenet ndaj disa prej E-Maileve, përfshi ato të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Gazeta shkruan se synimi i marrëveshjes me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare do të ishte për gjetjen e mënyrave për t’i bërë rrjetet e kompanisë Google më të sigurta.

XS
SM
MD
LG