Lidhje

Gjyqi i vrasjes së gazetarit në Kroaci



Gjyqi i katër personave të akuzuar për vrasjen me autobombë në vitin 2008 të një redaktori reviste kroate dhe ndihmësit të tij, u hap dje me deklaratën e të pandehurve për pafajësi.

Prokurorët serbë dhe kroatë akuzojnë të dyshuarit për vrasjen e redaktorit të revistës Nacional Ivo Pukaniç dhe drejtorit të marketingut Niko Franjiç.

Dy të pandehur të tjerë po gjykohen në mungesë. Njëri është arrestuar në Bosnje dhe pritet të ekstradohet ndërsa tjetri është nën arrest në Serbi dhe do të gjykohet atje.

Aktpadia akuzon bosin e krimit të organizuar në Serbi Sreten Jociç se ka paguar bandën me 2 milionë dollarë për vrasjen e Pukaniçit për ta ndaluar atë të botonte shkrime ku ekspozohej mafia.

Jociç është gjithshtu nën arrest në Beograd dhe pret gjykimin.

Bashkimi Evropian i ka bërë trysni Kroacisë të bëjë më shumë për të luftuar krimin e organizuar në se shpreson të anëtarësohet në bllok.//rd//

XS
SM
MD
LG