Lidhje

Timoshenko paralajmëron protesta masive nëse manipulohen zgjedhjet


Kryeministrja e Ukrainës dhe kandidate për postin e Presidentit, Julia Timoshenko paralajmëroi se do të ketë protesta masive në se rezultati i zgjedhjeve do të manipulohet.

Ajo po e akuzon rivalin e saj Viktor Janukoviç se po përpiqet të vjedhë rezultain e balotazhi që zhvillohen të dielën, përmes ndryshimeve të minutës së fundit në ligjin elektoral. Këto ndryshime eliminojnë kërkesën për praninë e një numri të barabartë përfaqësuesish nga të dy kandidatët kur të numërohen votat.

Partia e Rajoneve e zotit Janukoviç thotë se ndryshimet do të parandalojnë rivalen e tij të pengojë numërimin e votave duke i thënë përfaqësuesve të saj të qëndrojnë larg. Zonja Timoshenko tha se në se presidenti Viktor Jushçenko i firmos ndryshime në ligj, kjo do të ishte fundi i zgjedhjeve të drejta në Ukrainë. Zonja Timoshenko udhëhoqi protestat masive në vitin 2004 kundër zgjedhjes së zotit Janukoviç, në ato që u cilësuan si zgjedhje presidenciale me mashtrime. //ad//

XS
SM
MD
LG