Lidhje

Gates: SHBA do ta pajisin NATO-n me teknologji të përparuar


Shtetet e Bashkuara kanë premtuar që t’i pajisin aleatët e NATO-s me automjete të blinduara dhe teknologji të përparuar për të ndihmuar për mbrojtjen e trupave të tyre në Afganistan nga bombat në anë të rrugës.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates thotë se mes pajisjeve do të ketë robotë për pastrimin e rrugëve, radarë dhe sisteme mbikqyrjeje.

Ai thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dhurojnë automjetet të reja që u rezistojnë minave. Ai thotë se automjetet do të vihen në dispozicion pas disa muajsh, ndërsa më shumë trupa amerikane largohen nga Iraku.

Zoti Gates i bëri komentet sot gjatë një takimi të aleatëve të NATO-s në Stamboll të Turqisë. Forcat e koalicionit në Afganistan janë përballur me përdorimin e intensifikuar të bombave në anë të rrugës nga talebanët dhe grupe të tjera ekstremiste.

Ndërkohë zoti Gates dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen u kërkoi aleatëve që të ndihmojnë me më shumë personel për stërvitjen e forcave afgane të sigurisë.//lk

XS
SM
MD
LG