Lidhje

Kosovë: Përfundon protesta e njësive të posaçme të policisë


<!-- IMAGE -->

Në Kosovë, zyrtarë të policisë thanë se ka përfunduar protesta e njësiteve të posaçme të policisë, të cilët kërkuan rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Një zëdhënës i policisë tha se protesta mori fund pas zotimeve të autoriteteve për shqyrtimin e çështjes së pagave dhe ndarjes së një fondi per këtë çështje.

Për dy ditë me radhë njësitë e posaçme të policisë bojkotuan punën duke kërkuar zbatimin e ligjit për policinë e Kosovës, rritjen e pagave bazë për 100 për qind si dhe kontratat e përhershme të punës.

Aktualisht në Kosovë shërbejnë rreth 9 mijë pjesëtarë të policisë, të cilët përballen me kushte jo të mira pune dhe paga ende të ulëta, mesatarja e të cilave sillet në reth 280 euro.

Qeveria e Kosovës ka tërhequr vërejtjen se buxheti i saj nuk mund të përballojë një rritje të madhe pagash për policinë e as për mijëra punonjës të sistemit të shëndetësisë të cilët kanë paralajmëruar protesta me kërkesat për përmirësimin e gjendjes së tyre.

XS
SM
MD
LG